PDK nuk e voton buxhetin për vitin 2025
Partia Demokratike e Kosovës është shprehur kundër votimit të Buxhetit për vitin 2025.
Deputeti i kësaj partie, Mërgim Lushtaku ka thënë se qytetarët nuk do t’ia shohin hairin planifikimit buxhetor nga Qeveria Kurti.
“Sot para se të flas për planifikim buxhetor dua të ju them juve që po ju kalojnë katër vite, as edhe një projekt madhor i rëndësishme nuk mbahet mend për këtë kohë që ju udhëhiqeni e që së paku qytetaret të ndiheshin krenar. Humbja më e madhe po u bëhet bizneseve, financave, diplomacisë por më së shumit po i bëhet Kosovës. Ky është një planifikim buxhetor i cili nuk ndikon as gjë, një planifikim i cili ky shtet dhe ky popull nuk i sheh kurrfarë hajri”.
“E kemi parë që çdo planifikim i kësaj qeveri ka qenë i dobët. Buxheti i shtetit nuk është hajgare, nëse nuk hartohet siç duhet do ta përkeqësoj gjendje deri në ekstre ashtu siç pritet edhe të ndodh. Tash e katër vite kemi buxhet të mbijetesës dhe aspak zhvillimor. Në këtë projektligj parashihet se do të ketë rritje të buxhetit të shtetit, por duhet të theksojmë që çdo vit ka pasur rritje ekonomike këto 10 vitet e fundit. Qytetarit i jepet lëmosh për të”, tha Lushtaku.
Ai tha se 32 për qind e buxhetit do të shpenzohet për shkatërrim të bizneseve prodhuese.
“Vetëm 7.33 për qind janë projeket të reja që parasheh qeveria. Qeveria nuk ka vizion zhvillimor. Ne nuk do të votojmë këtë projektligj të Kosovës. Ky buxhet dhe planifikim i keq nuk do të zgjasë shumë, vetëm disa muaj, sepse pas 9 shkurti do të vije një qeveri e re”, ka thënë ai.
“Qeveria nuk ka ndonjë vizion zhvillimor dhe kjo gjë shihet tek investimet kapitale. Për këto dhe shume arsye të tjera ne nuk do të votojmë këtë Projekligj dhe do të theksojmë se ky buxhet dhe ky planifikim nuk do të zgjasë shumë vetëm dy tre muaj sepse pas 9 shkurtit do të vijë një qeveri…”