Pas disa muajsh mungesë, Kurti kthehet në Kuvend – flet për buxhet e bën kapak fushatë
Pas një kohe të gjatë mungese, kryeministri i vendit, Albin Kurti, është parë prezent në seancën e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite është shqyrtimi i buxhetit prej 3.6 miliardë eurosh.
Kurti nisi fjalimin duke u krenuar se si është prezantuar herët buxheti i Kosovës
“Buxhetin për vitin 2022 e kemi prezantuar me 25 nëntor 2021, buxhetin për vitin 2023 e kemi prezantuar më 17 nëntor 2022, bxuhetin për vitin 2024… dhe sot përsëri po e prezantojmë në muajin nëntor. Më i madh buxheti i shtetit secilin vit, aq më i hershëm prezantimi i buxhetit”, deklaroi Kurti.
Ai tha se buxheti për mallra dhe shërbime është 3.2 për qind më i lartë se në vitin paraprak. Sipas tij, për subvencione dhe transfere është 8.6 për qind më i lartë se në vitin paraprak.
Deri më tani, ende s’ka përmendur vdekjen e Musliut në vend të punës, e as përmirësimin e kushteve të ushtarëve të FSK’së në mënyrë që të evitohen angazhimet e dyta për mbulesë financiare.
Seanca nis me një minutë heshtje për zyrtarin e FSK’së që vdiq të shtunën në aksident