Krimi me 4 viktima në Shkodër i kalon SPAK-ut për hetim, dyshime se atentati u krye nga një grup i strukturuar kriminal

Krimi me 4 viktima në Shkodër i kalon SPAK-ut për hetim, dyshime se atentati u krye nga një grup i strukturuar kriminal

Atentati me 4 të vrarë në zonën e Dobraçit në Shkodër më 30 tetor i kalon për hetim SPAK-ut. Prokuroria dyshon se krimin e ka kryer një organizatë kriminale.

Nga elementët që ka gjetur policia lokale e Shkodrës dhe prokuroria lokale ka dyshime dhe bindjen se vrasjet u kryen në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Krimet e kryera në kuadër të grupit të strukturuar janë kompetencë e Spak dhe për këtë arsye i ka kaluar Spakut për hetime më të thelluara, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Sapo dosja të administrohet në protokoll, pritet të hidhet shorti prej nga ku do të caktohet grupi hetimor i posaçëm./tch

Shpërndaje në: