Arrestohet i dyshuari në Gjakovë, tentoi t’i korruptonte policët me 10 euro

Arrestohet i dyshuari në Gjakovë, tentoi t’i korruptonte policët me 10 euro

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në fshatin Korenicë të Gjakovës pasi dyshohet se kishte tentuar t’i korruptonte zyrtarët policorë.

Ai ishte ndaluar më 8 nëntor nga Njësia Rajonale e Komunikacionit për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, derisa gjatë legjitimimit, i dyshuari kishte tentuar të shmangte gjobën duke tentuar t’i ofronte 10 euro policit.

Ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij është hapur rast dhënia e ryshfetit.

“I dyshuari u shoqërua menjëherë në stacionin policor, ndërsa kartëmonedha prej 10 eurosh u sekuestrua si provë materiale. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarit është hapur rast “dhënia ryshfeti,” dhe ai u ndalua për 48 orë. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në ruajtjen e standardeve më të larta të integritetit dhe transparencës”, thuhet në komunikatën policore.

Ministrja Nagavci në hall me shkrimtarë e akademikë, ia huq keq mbiemrit të akademikut Kullashi

 

Shpërndaje në: