”Unë kunatën e tij e ky kunatën time” – Kryetari i Gjilanit i konfirmon punësimet familjare në komunë
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i ka konfirmuar punësimet e familjarëve në komunë.
Ai e ka pranuar në debatin me Jeta Xharrën se i është punësuar kunata, dhe se kontratën për të e ka nënshkruar drejtori i Arsimit.
Kurse, për kunatën e drejtorit të Arsimit e cila gjithashtu u punësua, e ka nënshkruar kontratën vetë kryetari i Gjilanit.
Diskutimi:
Alban Hyseni: Drejtori duhet me nënshkru. Ky i ka nënshkru të tjerat, unë e kam nënshkru kontratën e kunatës së këtij, pasi është konflikt interesi.
Jeta Xharra: Grus së fotografit a ia ke nënshkru ti?
Alban Hyseni: Nuk e di nëse është gruaja e fotografit.
Jeta Xharra: Për kunatën tënde e ka nënshkru drejtori i Arsimit, për drejtorin e arsimit, kunatën e tij, e ke nënshkru ti
Alban Hyseni: Po.