Raportet Kosovë-ShBA, Asociacioni, kritika ndaj VV-së e kandidimi i Hamzës për kryeministër – krejt çka tha Çitaku në Periskopi

Raportet Kosovë-ShBA, Asociacioni, kritika ndaj VV-së e kandidimi i Hamzës për kryeministër – krejt çka tha Çitaku në Periskopi

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës në një intervistë për Reel Talk me Maxhunin në Periskopi, ka thënë se me kryeministër Bedri Hamza do të kthehen në binarë raportet me partnerët ndërkombëtar.

Çitaku ka folur edhe për draftin e Ascoacionit ku thotë se draftin që Kurti ia ka sjell Kosovës është e varfër.

Mes tjerash ajo ka folur për kritikat që eksponentë të VV-së kanë hedhur kundrejt Richard Grenell.

Çitaku tha se përveç Grenellit, kjo qeveri ka baltosur edhe Escobar-in, e cila përmendi edhe deklaratën e Kurtit që e pati quajtur ‘naiv’ Blinkenin.

Për Çitakun, raportet me SHBA varet se kush po e udhëheq Qeverinë në Kosovë, dhe jo Shtëpinë e Bardhë.

“Pavarësisht a do të mar ndonjë pozitë të lartë z.Grenell apo jo, pavarësisht a do të jetë sekretar i shtetit apo do të punoj në kabinet z.Grenell është një njeri i afërt i presidentit Trump dhe ndikim. Mirëpo qasje të njëjtë, të ngjashme eksponentë të kësaj qeverie kanë pasë edhe me zyrtarë të lartë të kësaj administrate. Kryeministri e ka quajtur sekretarin e shtetit naiv në një intervistë në medium të madh botëror. Escobar është përbaltur  në rrjete sociale nga eksponentë të lartë të LVV-së.

Çitaku: Përveç Grenellit, VV ka përbaltur edhe Escobarin, kryeministri e quajti ‘naiv’ Blinkenin

Çitaku e ashpër: Mundi i Kosovës po rrezikohet nga sjelljet e papërgjegjshme të Kurtit

Çitaku: Me Bedri Hamzën kryeministër, raportet me aleatët do të kthehen në binarë

Çitaku e PDK-së për draftin e Asociacionit: Kurti e ka sjell ofertën më të varfër për Kosovën

Shpërndaje në: