Digjet shtëpia tri katëshe në Suharekë, sipas pronarit vlera e dëmit kap shifrën 60 mijë euro

Digjet shtëpia tri katëshe në Suharekë, sipas pronarit vlera e dëmit kap shifrën 60 mijë euro

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar djegien e një shtëpie tri katëshe në Vraniq të Suharekës, vlera e dëmit sipas pronarit kap shumën e 60 mijë eurove.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar.

Konfirmimi i tij i plotë:

Me datë 10.11.2024 rreth orës 16:35 përmes telefonit policia ka marr informatën se në fshatin Vraniq të Suharekës është duke u djegur një shtëpi. Sipas informatave nga vendngjarja kuptohet se aty ka qenë  duke u djegur një shtëpi tre kate, ku zjarri ka përfshirë kulmin dhe dy kate. Zjarrëfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme (sipas pronarit rreth 60.000 euro), të lënduar nuk ka. Policia bashkë me ekspertët e zjarrit nesër do të dalin përsëri në vendngjarje për të bërë këqyrjen e vendit dhe mbledhjen e dëshmive.

Shpërndaje në: