Murati akuzoi qeverisjet e kaluara për vjedhje, Rukiqi i LDK-së i thotë se po propagandon

Murati akuzoi qeverisjet e kaluara për vjedhje, Rukiqi i LDK-së i thotë se po propagandon

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka akuzuar qeveritë e kaluar për vjedhje të buxhetit.

Ai ka paraqitur një grafikon ku tregon për importin e deklaruar që ka hyrë në Kosovë nëpër vite dhe importin potencial se si do të dukej nëse “do të luftohej e ndalohej kontrabanda”.

“Në grafikonin më poshtë, me ngjyrë të kaltër është paraqitur importi i deklaruar që ka hyrë në Kosovë, nëpër vite.  Ndërsa me ngjyrë të kuqe, është paraqitur importi potencial për vitet e qeverisjeve paraprake, pra si do të dukej nëse edhe në ato vite do të luftohej e ndalohej kontrabanda sikurse në tri vitet (2021-2023) e qeverisjes sonë.  Kjo është bërë duke e llogaritur importin sa 61% e Bruto Produktit Vendor për vitet paraprake, aq sa është mesatarja e importit ndaj BPV-së për periudhën 2021-2023.”

Ai ka shtuar se diferenca mes importit të deklaruar dhe atij potencial e jep rezultat shifrën se sa mund të ketë qenë vlera e mallit të kontrabanduar.

 

Ndaj kësaj akuze reagim të menjëhershëm ka bërë Berat Rukiqi nga LDK.

Ai ka thënë se Murati po jeton në botën e dëshirave.

Sipas tij, Murati po propagandon.

“Hekurani në botën e dëshirave
Dyfishimin e deficitit tregtar dhe rritjen eskponenciale të importeve, apo daljen e mbi 5 miliardë eurove, jashtë ekonomisë të vendit, ministër Propaganda, po ka dëshirë, t’na e shet si sukses.
Rritjen e të hyrave tatimore, në kurriz të xhepit të qytetarëve, që kanë paguar çmime me të larta, po ka dëshirë të na e shet si luftim i kontrabandës”, deklaroi Rukiqi.

Shpërndaje në: