Hamza takohet me bashkatdhetarët në Mynih: Kosova mundet ma mirë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, është pritur nga mërgimtarët në Munich të Gjermanisë.
Në një postim të tij në Facebook, Hamza ka treguar se pas takimit me studentët shqiptarë gjatë ditës së sotme, tani ka takuar bashkatdhetarët që punojnë dhe veprojnë në këtë qytet.
“Pritja e dytë e jashtëzakonshme brenda ditës në Munich. Pas takimit me studentët shqiptarë, tani takova bashkatdhetarët tanë që punojnë dhe veprojnë në këtë qytet. Edhe pse takimi ishte tjetër, entuziazmi, besimi dhe porosia ishin të njëjta: Kosova mundet ma mirë”, ka shkruar Hamza.
Hamza, pas Gjermanisë do të vizitojë edhe Zvicrën dhe Austrinë, në kuadër të takimeve të tij me mërgimtarë gjatë muajit nëntor.