Mbi 13 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor.
“Në bazë të të dhënave, deri më 7 nëntor 2024, në orën 09:00, përmes platformës elektronike http://diapsora.kqz-ks.org janë pranuar rreth 14,030 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 13,033, ndërsa 988 të tjera janë refuzuar.Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”, njofton KQZ-ja.
Mimoza Kusari – Lila operohet pasi u diagnostikua me kancer të gjirit