Thellohet keqpërdorimi i Ambasadave të Kosovës në shërbim të tubimeve elektorale të Albin Kurtit në diasporë

Thellohet keqpërdorimi i Ambasadave të Kosovës në shërbim të tubimeve elektorale të Albin Kurtit në diasporë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz kanë vënë në dispozicion të tubimeve elektorale, Ambasadat e Republikës së Kosovës nëpër botë.

Sikurse edhe me Vjenën javën e kaluar, Kurti e Gërvalla keqpërdorën ambasadën e Kosovës në Norvegji për qëllime elektorale.

Njoftimi për takim me mërgimtarët u bë në faqen zyrtare të ambasadës së Kosovës në Oslo, duke dhënë detaje datën, orën dhe vendin e takimit.

“Të nderuar bashkatdhetarë, kemi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në një takim të veçantë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla Schwarz.

Data: 8 nëntor 2024 Ora: 20:00. Vendi: Stortingsgata Konferanse, 20 Stortingsgata, 0161 Oslo”, thuhet në njoftimin e tyre.

Norvegjia është vendi nga ku vjen gruaja e kryeministrit.

Të njëjtin veprim Kurti e Gërvalla e bënë edhe ditë më parë në Ambasadën e Kosovës në Vjenë të Austrisë.

 

Shpërndaje në: