Bajrami i LDK-së: Veprimet e kësaj Qeverie kanë qu ujë në mulli të Serbisë
Deutetja e LDK-së, Hykmete Bajrami gjatë fjalimit të saj kritikoi Qeverinë.
Ajo tha se veprimet e Qeverisë Kurtit kanë dërguar ujë në mullirin e Serbisë.
Sipas deputetes, derisa Kosova është e sanksionuar, Serbia ka bërë marrëveshje strategjike me ShBA-të, e kjo ka ndodh për deputeten për shkak të Qeverisë.
“E dimë secili se cdo veprim i kësaj Qeverie ka qu ujë në mulli të Serbisë. Sot derisa ne jemi në sanksione Serbia ka partneritet strategjik ekonomik e ushtarak me ShBA-të me Gjermaninë dhe Francën. As në parashikimet më të zymta skemi mundur me paramendu këtë”, deklaroi ajo në tubimin e LDK.