Qe tri ditë situatë e rënduar nga zjarri në bjeshkët e Lubeniqit
Që tri ditë bjeshkët e fshatit Lybeniq janë përfshirë nga zjarri. Megjithë përpjekjet, zjarri nuk ka arritur të shuhej.
Lajmi është bërë e ditur nga Agjencia e Menagjimit Emergjent.
Njoftimi i plotë:
Situata me zjarrin në bjeshkët e Lubeniqit, rajoni i Pejës sot e tri ditë nuk vendoset nën kontrolle
Bazuar në njoftimet nga Qendra Operative Emergjente – QOE112 Pejë e cila përmes Qendrës Operative-QO të AME-së koordinon ndihmën qendrore autoriteteve lokale, situate me zjarrin në bjeshkët e Lubeniqit ende nuk është vendos nën kontroll.
Për të tretën ditë nga dt.05.11.2024 kapaciteti i njësisë profesionale të Zjarrfikës dhe Shpëtimit Pejë i ndihmuar edhe nga qytetarë -banorë të zonës, autoriteti i pyjeve janë në betejë me zjarrin i cili në teren të thepisur malor, i vështirë për qasje të automjeteve për fikjen e zjarrit, dukshëm vështirëson dhe pamundëson përfundimin e suksesshëm të operacionit për fikjen zjarrit.