Prokuroria jep detaje për vrasjen në Gjilan: Dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri
Një person dyshohet se është vrarë sot në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”, në Gjilan.
Lidhur me këtë, Prokuroria në Gjilan njofton se nga hetimet e para dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se gjatë ditës së sotme, më datë 7 nëntor 2024, në rrugën ‘’Mërgimtarët e Gjilanit’’, në Gjilan, rreth orës 14h, një person është gjetur pa shenja jete.
Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda dhe njësitet tjera relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga hetimet e para dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Kosovës – Njësinë e Hetimeve Rajonale në Gjilan, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, në mënyrë që të identifikohen personat e dyshuar.
Për të gjitha veprimet e tjera do të jeni të njoftuar me kohë!