LDK dërgon në Kushtetuese ligjin e pushtetit për zyrtarët publik: Nuk duhet të kemi një administratë të politizuar

LDK dërgon në Kushtetuese ligjin e pushtetit për zyrtarët publik: Nuk duhet të kemi një administratë të politizuar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj dhe anëtari i kësaj partie Shkëmb Manaj të enjten kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese plotësim/ndryshimet në Ligjin për zyrtarët publikë.

“LDK, bashkë me ekspertët tanë dorëzuam kundërshtimin tonë për plotësim/ndryshimet në Ligjin për zyrtarët publikë. Një ligj i cili ka kaluar në Kuvendin e Kosovës, dhe i cili poashtu ka qenë edhe si vendim i Gjykatës Kushtetuese për papranueshmërinë e disa akteve të cilat kanë të bëjnë me ndërhyrje në administratën publike”, u shpreh Zemaj.

“LDK mendon që ne nuk duhet të kemi një administratë të politizuar, sidomos një administratë për të cilin jemi munduar shumë që të jetë e pavaru që t’i ushtrojë detyrat sipas ligjeve dhe kushtetues…”, ka thënë ai para mediave.

Më 30 tetor, deputetët e pushtetit miratuan ndryshimet në Ligjin për zyrtarët publikë, që mes tjerash, lejojnë mbajtjen e pozitës së ushtruesve të detyrës një vjet plus një vjet, nga 6 plus 6 muaj sa është tash.

Gjatë votimit të këtij Ligji, deputetët e opozitës nuk ishin në seancë. Megjithatë, në deklarimet e tyre, kishin kritikuar qasjen e Qeverisë për ndryshimin e këtij ligji./Periskopi

 

LDK-ja çon sot në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publik

Shpërndaje në: