E rëndë: Ky është 21 vjeçari që humbi jetën pas një aksidenti në Pestovë të Vushtrrisë
Një 21-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë.
Sinjali ka mësuar se 21-vjeçari që humbi jetën te rrethrrotullimi që po ndërtohet afër Pestovës është Meti Istrefi i cili pas plagëve të marra u nda nga jeta.
Siç njofton policia – viktima fillimisht ishte dërguar në QKUK pas lëndimeve të rënda, mirëpo ka ndërruar jetë në spital rreth orës 00:40 të datës së sotme.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.