LDK prezanton sot kandidatët për deputetë nga Prishtina
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të prezantojë sot kandidatët për deputetë nga Prishtina.
Ai në Facebook, ka thënë se “Turneu i Ndryshimit” fillon sot dhe do të vazhdojë nëpër Kosovë.
“Përgatitjet e fundit për takimin e madh të Prishtinës! Vullnet e energji plot në ekipin organizativ.”
“Turneu i Ndryshimit nisë nesër në Kryeqytet, për të vazhduar nëpër Kosovë. Nesër, LDK, prezanton kandidatët e Prishtinës për zgjedhjet e 9 shkurtit!Eja nesër. Nga ora 19:00, në AMC Hall! Bëhu ndryshimi!” – ka shkruar ai.