Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e këtij personi

Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e këtij personi

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e Idriz Tashevcit.

Policia njofton se ai po kërkohet për veprën penale: zjarrvënie.

Tashevcit i është publikuar edhe fotografia me qëllim kapjen dhe lokalizimin e tij.

Më poshtë njoftimin e plotë të Policisë:

Njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar.

Personi i dyshuar IDRIZ TASHEVCI kërkohet për veprën zjarrvënie.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar, na kontaktoni direkt në:

E-mail: [email protected]

Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/

Android #app: Lajmëro Policinë

Tel: 192

Shpërndaje në: