Buja: Ka pasur ushtarë që s’janë pajtuar me demilitarizimin e UÇK-së
Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Thaçit përmes avokatit Luka Mishetiq se a ka pasur tensione brenda UÇK-së gjatë demilitarizimit, dëshmitari Buja tha se ka pasur ushtarë që nuk janë pajtuar me demilitarizimin e UÇK-së.
Po ashtu, avokati Mishetiq ka prezantuar disa dokumente që tregonin se Hashim Thaçi nga fundi i majit 1999 ka vizituar disa vende të BE-së, ndërsa ka pyetur dëshmitarin se a përputhen këto data me largimin e Thaçit nga zona, i cili edhe e konfirmoi një gjë të tillë.
Dëshmitari po ashtu është pyetur edhe për datat e përfundimit të luftimeve, i cili tha se në aspektin frontal luftimet kanë përfunduar më 10 qershor 1999, kur është nënshkruar marrëveshja në mes të NATO-së dhe forcave serbe, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Në pyetjen e avokatit Mishetiq lidhur me demilitarizimin e UÇK-së dhe dorëzimin e armeve, dëshmitari tha se ata që kanë qenë jashtë pikave të grumbullimit të armeve dhe nuk i kanë respektuar urdhrat e komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së Agim, Çeku, komandantëve të zona dhe komandantit të KFOR-it.
Me përfundimin e pyetjeve të avokatit Mishetiq për dëshmitarin, ka përfunduar seanca për sot, për të vazhduar nesër sipas orarit të paraparë.
Vlen të theksohet se një pjesë e pyetjeve të avokatit Mishetiq drejtuar dëshmitarit, me kërkesë të Prokurorisë janë bërë në sesion privat.