Blinkenin e quajti “naiv”, me Grenellin “fyta fyt”: Çka e pret Kurtin me ardhjen e Trumpit?
Donald Trump ka shpallur fitoren e tij. Trump mori urime nga shumë lider botëror. Përfshirë këtu, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ky i fundit me pak rreshta uroi Donald Trump për rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.
“Urime presidentit Donald Trump, për fitoren tuaj elektorale. SHBA-ja është një aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës dhe ne mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe”, shkroi Kurti.
Por, cka tha Kurti para një jave për rikhtimin e mundshëm të Trumpit, bashkë me Grenell?
Kryeministri Albin Kurti i cili u pyet pwr rikthimin e mundshëm të Donald Trump dhe Richard Grenell, ai nuk dha një përgjigje konkrete, pervecse se nuk do të merrej me hipoteza.
“T’i shohim rezultatet në ShBA e mëpastaj t’i shohim edhe përzgjedhjet që bëhet nga ana e kandidatit që fiton. Pra nuk do të kisha bë tash gjimnastikën cerebrale të hipotezave mbi hipotezat nëse fiton ky, nëse ai kur të fiton, që s’po e dimë a fiton, a e zgjedh këtë tjetrin, që s’po e dimë që e zgjedh. E masnej kur e zgjedh, nëse e zgjedh, ai që fiton, që s’po e dimë a fiton, çka do të thotë? Pra nuk kisha hyrë në këtë, sidomos edhe për shkak se na ndajnë edhe kaq pak ditë nga zgjedhjet atje dhe për shkak se kjo është foltorja e kryeministrit këtu. Nuk kam ndonjë gjë tjetër të them, t’i shohim rezultatet dhe pastaj përzgjedhjet nga kabiniteti qeveritar. Nuk do të kisha bë gjimnaztikën cerberale të hipotezave të ndërtuara mbi hipoteza…”, tha Kurti.
Me administratën Biden, a kishte plasaritje?
Kryeministri Albin Kurti jo rrallë ka shprehur pakënaqësi kundrejt Shtëpisë së Bardhë.
Nje e tillë ndodi para disa muaje, kur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për prestigjiozen britanike “The Guardian”, e kishte quajtur “naiv” dhe “të gabuara” deklaratat e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në maj të këtij viti.
Kjo deklarate e tij erdhi pasi Blinken i kishte dënuar aksionet që Qeveria e Kosovës i ndërmerrte në veri pakoordinim me amerikanët.
“Unë mendoj se nuk është vetëm e padrejtë, e gabuar dhe lënduese, por në të njëjtën kohë shumë naive. Ndoshta sekretari Blinken do ta shpjegojë këtë më tej një ditë, por definitivisht nuk ishte e dobishme”, pati thënë Kurti.
Ish-presidenti Donald Trump tashmë e ka siguruar numrin e nevojshëm të votave të Kolegjit Zgjedhor për t’u bërë fitues i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Liderë botërorë politikë e kanë mirëpritur fitoren e shpallur nga republikani Donald Trump, në garën presidenciale në SHBA kundër demokrates Kamala Harris/Periskopi
Kurti ende nuk e uroj Trumpin: A është në ankth siç deklaronte?
“Mezi presim të punojmë së bashku”- Kurti shkruan tre rreshta pas fitores së Trump