Vuçiq fajëson SHBA-në për sigurinë në Europë: Jam si rosaku i shëmtuar në takimet e BE-së
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë një deklaratë të hapur lidhur me sigurinë e Europës, duke theksuar se kontinentit i ka munguar një qasje e pavarur në këtë aspekt.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ndërmorrën shumë hapa për sigurinë e Europës, pavarësisht se është mbështetur tepër në të.
“Unë jam si ‘rosaku i shëmtuar’ kur shfaqem në ato takime të Bashkimit Evropian”, tha Vuçiq, duke shtuar se fjalimet e tij shpesh prishin atmosferën.
Ai vuri në dukje se Europa ka vonuar për t’u kujdesur për sigurinë e saj, dhe ndonëse aleanca me SHBA-të është e natyrshme, nuk duhet të mbështetet plotësisht tek kjo marrëdhënie për garantimin e sigurisë.
Presidenti serb përfundoi duke paralajmëruar se për të ardhmen, Europa duhet të ndërmarrë masa më të pavarura për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme dhe të sigurt për vendet anëtare të saj.