Grenell dhe O’Brien kandidatë për Sekretar Shteti: “Politico” publikon kabinetin e mundshëm të Trump II

Grenell dhe O’Brien kandidatë për Sekretar Shteti: “Politico” publikon kabinetin e mundshëm të Trump II

Gazeta amerikane “Politico” ka shkruar për emrat e mundshëm të cilët pritet të jenë pjesë e kabinetit të Donald Trump pas fitores në zgjedhjet presidenciale. Pozita më e përfolur është ajo e Sekretarit të Shtetit.

Sipas “Politico”, për këtë pozitë janë pesë emra të mundshëm, mes tyre Richard Grenell, ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi dhe Robert O’Brien ish-këshilltar i Trump për Siguri Kombëtare, i cili ka qenë gjithashtu i përfshirë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta Express.

Pëveç Grenell dhe O’Brien, për këtë pozitë përfolen edhe Bill Hagerty, Marco Rubio dhe Mike Waltz.

Gazeta amerikane shkruan se përzgjedhja e Trumpit për Serketarin e Shtetit do të shikohet me shumë vëmendje nga Evropa, pas deklaratave që ka dhënë për NATO-n dhe për çështjen e armatimit për Ukrainën.

Emri i ri i Sekretarit të Shtetit po pritet me shumë interes edhe nga klasa politike kosovare, pasi qeveria aktuale në krye me kryeministrin Albin Kurti kishte pasur përplasje të vazhdueshme me ish-administratën e Trump dhe ish-emsiarin Richard Grenell gjatë kohës sa ky i fundit ndërmjetësonte dialogun Kosovë-Serbi.

Sa i përket pozitës të Sekretarit të Thesarit, sipas Politicos emrat potencial janë: Howard Lutnic, Robert Lighthizer, Jay Clayton, Larry Kudloë, John Paulson, Scott Bessent dhe Bill Hagerty.

Për pozitën e Sekretarit të Mbrojtjes, post ky shumë i rëndësishëm, sipas gazetës amerikane do të jenë pretendent Mike Waltz, Tom Cotton dhe Mike Pompeo.

Shpërndaje në: