Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka rënditur disa fakte për Donald Trump i cili pak orë më parë edhe e shpalli fitoren, shkruan periskopi.
Abudllahu mes tjerash ka thënë se me Qeverinë Kurti nuk ka premisa të mira që bashkëpunohet dobishëm me administratën Trump.
“1. Për shkak të biznesit të tij me përmasa planetare ai më parë se shumë politikanë amerikanë e ka kuptuar rrezikun nga Kina për paqen, demokracinë dhe stabilitetin në shumë regjione botërore.
2. Ai ishte kundër një pjese të evropianëve për aq sa ata e konsideronin krejt normale bashkëpunimin e papenguar jo rrallë edhe të favorizuar me Rusinë dhe Kinën, jo rrallë edhe në dëm të ShBA-së
3. Para se Rusinë ai ka përzgjedh të meret me dhe kundërshtoj Kinën. Që këtë ta bëj më suksesshëm të njëjtën nuk e ka bërë shumë edhe kundër Rusisë që mos të krijoj bazë mbi të cilën ata do të bashkohen kundër ShBA-së”, ka shkruar Abdullahu ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Për Trampin mund të thuhen shumë gjëra unë sot po i them katër :
1. Për shkak të biznesit të tij me përmasa planetare ai më parë se shumë politikanë amerikanë e ka kuptuar rrezikun nga Kina për paqen, demokracinë dhe stabilitetin në shumë regjione botërore.
2. Ai ishte kundër një pjese të evropianëve për aq sa ata e konsideronin krejt normale bashkëpunimin e papenguar jo rrallë edhe të favorizuar me Rusinë dhe Kinën, jo rrallë edhe në dëm të ShBA-së
3. Para se Rusinë ai ka përzgjedh të meret me dhe kundërshtoj Kinën. Që këtë ta bëj më suksesshëm të njëjtën nuk e ka bërë shumë edhe kundër Rusisë që mos të krijoj bazë mbi të cilën ata do të bashkohen kundër ShBA-së
4. Me Qeverinë Kurti, populiste dhe e majtë radikale, nuk ka premisa të mira që të bashkëpunohet dobishëm me Administratën Tramp, sepse Kurti është produkt edhe i atyre evropianëve që kanë favorizuar gjeopolitika tjera ku lokomotivë nuk është preferuar të jetë ShBA-ja.