Hoti e uron Trumpin por falënderon edhe Bidenin e Harrisin: Miqësia e përhershme Kosovës me SHBA është një nga shtyllat kryesore
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar Donald Trumpin dhe JD Vance për siç ka thënë fitoren e tyre, teksa ka publikuar edhe një fotografi ku shihet me Trump në Zyrën Ovale nga shtatori i vitit 2020.
Në këtë postim, Hoti ka falenderuar edhe Presidentin Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten Kamala Harris “për mbështetjen për Kosovën dhe gjithë shqiptarët gjatë katër viteve të fundit”.
“Populli i Kosovës është përherë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Miqësia e përhershme e popullit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një nga shtyllat kryesore të shtetësisë sonë. Duhet të thellojmë marrëdhëniet e veçanta midis dy vendeve. Vetëm në koordinim dhe mbështetje nga Shtëpinë e Bardhë, Kosova lëviz sigurt drejt integrimit euroatlantik”, ka shkruar Hoti.