Rama uron Trumpin: Fitore e jashtëzakonshme, mezi pres të punoj me Presidentin

Rama uron Trumpin: Fitore e jashtëzakonshme, mezi pres të punoj me Presidentin

Kryeministri Edi Rama ka uruar përmes rrjeteve sociale Donald Trumpin për zgjedhjen e tij si President i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Urime Donald Trump për këtë fitore të jashtëzakonshme. Ishte nder i madh që të punoja me Presidentin e 46 të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen mes dy vendeve tona. Mezi pres të kem privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47 për të zgjeruar partneritetin tonë të paqes, begatisë dhe progresit”, shkruan Rama në rrjetin social “X”.

Donald Trump doli në skenë në West Palm Beach të Floridës për fjalimin e tij të fitores. Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e nisi fjalimin duke falënderuar mbështetësit e tij e duke thënë se “do ta ndihmojë vendin të shërohet”.

“Do të rregullojmë kufijtë tanë dhe gjithçka në lidhje me vendin tonë. Kemi kapërcyer pengesa që dukeshin të pamundura. Është një fitore politike që nuk e ka parë kurrë Amerika. Do të luftoj për çdo qytetar dhe familjen e tij, nuk do të pushoj derisa të kthejmë Amerikën e begatë që meritojmë të gjithë. Kjo do të jetë periudha e artë për SHBA-në”, tha Trump.

Shpërndaje në: