Fushë Kosovë: Burri rrahu gruan e tij dhe më pas e hodhi nga dritarja
Një rast i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur ditën e marte në Fushë Kosovë.
Policia njofton se një person ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e më pas e ka hedhur edhe nga dritarja.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Po ashtu i dyshuari gjatë fjalosjes me familjarët e bashkëshortes, prindin dhe vëllain, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri e më pas të njëjtën e ka hedhur nga dritarja”, thuhet në njoftim.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistolete me gaz, një karikator dhe 34 fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.