Harris fiton në Delaware dhe New Jersey

Harris fiton në Delaware dhe New Jersey

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-ve, Kamala Harris ka fituar në  Delaware, New Jersey.

Kamala Harris shtoi shtetet blu Delaware dhe Nju Xhersi në grumbullin e saj të fitoreve të kolegjit zgjedhor, raporton Associated Press.

Në nivel të përgjithshëm, Trump ka 101 vota elektorale, ndërkaq Harris 71.

Numërimi po vazhdon edhe më tutje. Ndërkaq, duhen 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale.

Shpërndaje në: