‘Sytë katër’ – Këto janë vendet që konsiderohen ‘fushëbetejë’ mes Harris dhe Trump
Tashmë ka nisur numërimi i votave në disa shtete në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Kandidatja demokrate Kamala Harris dhe rivali i saj republikan, Donald Trump, po përpiqen të dy të bëjnë histori këtë vit.
Harris shpreson të bëhet gruaja e parë e zgjedhur presidente, ndërsa Trump po synon të bëhet vetëm ish-presidenti i dytë që fiton një mandat të dytë jo të njëpasnjëshëm pas Grover Cleveland në 1892.
‘Sytë katër’ që duhet shikuar, e që konsiderohet një “fushëbetejë” mes Trump e Harris janë në këto shtete: Arizona, Xhorxhia, Michigan, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Wisconsin.
Duhen 270 për të fituar: Trump kryeson me 90 vota elektorale ndaj Harris që ka 27
/Periskopi/