Meliza Haradinaj: Kosova do të duhet të ndryshojë qasjen me SHBA-të pavarësisht se cili kandidat fiton
Amerikanët janë duke votuar për të zgjedhur presidentin e ri. Për të parin e Shtëpisë së Bardhë janë Kamala Harris, nga Partia Demokratike, aktualisht zëvendëspresidente, dhe Donald Trump, nga Partia Republikane.
Si gjithë bota, edhe Kosova i ka sytë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ish-kreydiplomatja kosovare, Meliza-Haradinaj Stublla në një prononcim për Periskopin ka thënë se është një kohë që po ndryshon peisazhi gjeopolitik në botë.
“Padyshim ashtu si e gjithë bota, edhe Kosova i ka sytë sot kah Shtetet e Bashkuara, teksa atje po zhvillohen zgjedhje historike me një kontest të ngushtë zgjedhor, në një kohë kur po ndryshon shpejtë peisazhi gjeopolitik global dhe secili shtet pa përjashtim po ndërmerr veprime që të adaptohet në situatën e re, ti rivitalizojë aleancat e vjetra, dhe të formojë të tjera të reja”, ka thënë ajo për Periskopin.
Pavarësisht rezultatit në SHBA, ish – kryediplomatja kosovare beson se Kosova do të vazhdojë ta gëzoj përkrahjen amerikane.
Megjithatë, ajo thotë se vendi duhet të ndërtojë ura të reja bashkëpunimi me SHBA-në.
“Kosova historikisht ka qenë e bekuar me aleancën e fortë me Amerikën, duke gëzuar përkrahjen e të dyja kampeve politike në situata vendimtare të para dhe pas Pavarësisë, e poashtu edhe në formimin e konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetit tonë të ri, dhe kjo besoj që do të vazhdojë pavarësisht rezultatit zgjedhor sonte. Megjithatë, meqënëse bota po ndryshon shpejtë, edhe Kosova do të duhej të navigojë poashtu shpejtë sipas interesave të saj strategjike, duke investuar në aleancën me SHBA, duke rivitalizuar marrëdhënien ekzistuese, dhe duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi në fushat e interesit shtetërorë”, ka thënë Haradinaj.
Por, Kryediplomatja Haradinaj ka edhe kritika.
Ajo në një prononcim për Periskopin ka thënë se në vitet e fundit përpjekjet për të mirëmbajtur raportet me SHBA-në kanë qenë të vogla.
“Viteve te fundit, Kosova ka mirëmbajtur marrëdhënien me SHBA më shumë pak përpjekje, me konsultim minimal, prandaj edhe ka munguar rezultati i këtij partneriteti ekzistencial me SHBA-të, nuk kemi pasë njohje të reja, as anëtarësime të reja në organizata ndërkombëtare, as aderime në konventa të rëndësishme, e as forcim strategjik e politik të ushtrisë së Kosovës. Poashtu rezultatet në dialog me Serbinë kanë munguar”, u shpreh ajo.
Sipas Haradinajt, Kosova duhet të ndryshoj qasjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përveç kësaj, Haradinaj thotë se duhet po ashtu të forcojë diplomacinë në Neë York.
“Mendoj se është që Kosova do të duhet të ndryshojë qasjen dhe angazhimin ndaj forcimit të partneritetit strategjik me SHBA-të, pavarësisht se cili kandidat fiton sonte. Kosova duhet të forcojë ekipin e saj në Ambasadën në Ëashington, në Konsullatën në Neë York e në Ioëa, të shtrijë veprimin e saj diplomatik edhe në shtete tjera të SHBA-ve – sidomos ku potenciali i bashkëpunimit ushtarak, ekonomik, kulturor, inovativ, dhe ai i diasporës sonë atje do të amplifikohej. Prandaj kemi shumë punë për të bërë që të forcojmë e avancojmë partneritetin tonë me SHBA”, deklaroi ish kryediplomatja, Meliza Haradinaj./Periskopi