Neymar flet për lëndimin e tij: Është normale pas një viti pauzim, edhe mjekët më paralajmëruan
Neymar u desh të largohej nga fusha për shkak të lëndimit gjatë fitores 3-0 të Al Hilal kundër Esteghlal në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Braziliani hyri si zëvendësues në minutën e 58-të, por u detyrua të largohej më pak se gjysmë ore më vonë.
Neymar foli për lëndimin duke thënë se është normale dhe se mjekët e kishin paralajmëruar se mund t’i ndodhte një lëndim i tillë.
“E ndjeva si një ngërç, por shumë i fortë. Do të bëj teste dhe shpresoj që të mos jetë asgjë më shumë”.
“Është normale që kjo të ndodhë pas një viti, mjekët më kishin paralajmëruar tashmë”.
“Kjo është arsyeja pse unë duhet të jem i kujdesshëm dhe të kem më shumë minuta për të luajtur”, deklaroi ylli brazilian.
Al Hilal do të presë rezultatet e testeve mjekësore të Neymar për të përcaktuar shkallën e lëndimit të tij. /Telegrafi/