Organizata “Qika” hedh tym të zi në oborrin e Klan Kosovës
Organizata për mbrojtën e të drejtave të grave “QIKA” ka njoftuar se në oborrin e Klan Kosovës është hedhur tym.
Kjo revoltë e tyre vjen si pasojë e futjes së ish-burrit të Drenusha Latifit në Big Brother, Atilla Kardesh, i akuzuar nga vetë ajo për dhunë ndaj saj.
Në fotografinë e publikuar nga “QIKA” shihet situata e krijuar tashmë tek objekti ku edhe ndodhet “Big Brother VIP Kosova”.
Një reagim të menjëhershëm mbrëm gjatë transmetimit pati edhe nga organizata joqeveritare Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, të cilët vendosën mbishkrime në muret e shtëpisë së Big Brother VIP.
“Bojkotojeni Klanin”, “Dhunuesit jashtë”, “Klani dhunon gratë”, ishin shkrimet e vendosura në mure.
E gjithë historia u bë e njohur për publikun vitin e kaluar, kur Drenusha Latifi foli publikisht për gjithë historinë e saj, për dhunën fizike, sipas saj, që kishte pasur nga ish-burri, Atilla Kardesh, në Suedi.