Aksident në Mitrovicë, lëndohen gjashtë persona

Aksident në Mitrovicë, lëndohen gjashtë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë saktësisht në fshatin Kçiq i Madh, ku gjashtë persona janë lënduar dhe janë përfshirë tri automjete.

Lajmin e ka konfirmuar Ilmi Prekazi nga Policia e Kosovës, ku thuhet se 6 të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës

“Ju njoftojmë se sot pas orës 08:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë saktësisht në fshatin Kçiq i Madh, ka ndodhur një aksident në të cilin janë të përfshira tri automjete me targa vendore, dhe si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar gjashtë persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Njësitë policore janë përgjigjur në rast dhe janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të aksidentit”.

Shpërndaje në: