Dita e zgjedhjeve në SHBA
Votuesit në 50 shtete do të hedhin votën e tyre sot pas një fushate zgjedhore të ashpër në SHBA, e cila do të bëjë që Donald Trump ose Kamala Harris të bëhen president të vendit.
Një pjesë e vogël e shteteve do të luajnë një rol vendimtar në përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2024 në SHBA.
Ekspertët besojnë se shtatë prej tyre – Arizona, Gjeorgjia, Michigan, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Wisconsin – janë shtetet që mbajnë çelësat e Shtëpisë së Bardhë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se vendimi i Partisë Demokratike për të zëvendësuar Biden me Harris transformoi garën dhe ndryshimin e sondazheve në favor të zëvendëspresidentes.
Por shumë sondazhe kanë rezultate aq të ngushta, sa që është e pamundur parashikimi i rezultatit të zgjedhjeve.
Tani vëmendja kthehet tek ato shtete të fushëbetejës, duke përfshirë Gjeorgjinë, e cila është ndër të parat që mbyll qendrat e votimit.
Ndryshe, me sondazhet që tregojnë një rezultat të ngushtë – mund të kalojnë disa ditë para se SHBA-ja të ketë një rezultat përfundimtar.