Kryetari i degës së NISMA në Kaçanik kandidat për deputet, Limaj tregon për të

Kryetari i degës së NISMA në Kaçanik kandidat për deputet, Limaj tregon për të

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar kandidatin tjetër për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ai do të jetë Agim Çaka nga Kaçaniku, për të cilin tha se është intelektual nga fusha e shëndetësisë.

Limaj tha se Çaka vjen nga një familje patriotike që ka kontribuar në çdo fazë për vendin.

“Me kënaqësi ju njoftojmë për kandidatin e radhës për deputet, kryetarin e NISMA-së në Kaçanik, Agim Çaka. Agimi vjen nga një familje e shquar patriotike që ka kontribuar në çdo fazë për vendin. Ai është një intelektual nga fusha e shëndetësisë. Në të kaluarën ka qenë zëvendësministër i Shëndetësisë dhe këshilltar në kabinetin tim në ZVKM. Udhëheq me sukses biznesin e tij privat. Agimit i urojmë suksese në këtë rrugëtim të përbashkët”, ka shkruar Limaj në Facebook, të hënën.

Nisma Socialdemokrate është në koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Shpërndaje në: