“Rastin e Astritit e vendosi në peshore për të matur se sa mund të përfitojë”, ish-aktivisti i VV’së godet rëndë Kurtin
“Albinit (VV) nuk i interesoi e vërteta, rastin e Astritit e vendosi në peshore për të matur se sa mund të përfitojë”, kështu nis shkrimi i ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Naser Palushi, kur nesër shënohet 8-vjetori i vdekjes së, Astrit Deharit.
Me akuza të rënda, Palushi ka thënë se kryeministri Kurti që nga fillimi ka hequr dorë nga e vërteta për rastin Dehari.
“Albini (VV) duke drejtuar gishtin drejt pushtetit, vendosi që drejtësia të kërkohet në adresë të gabuar. Thënë ndryshe që nga fillimi u hjek dorë nga e vërteta. Albinit (VV) nuk i interesoi e vërteta, rastin e Astritit e vendosi në peshore për të matur se sa mund të përfitojë. Albini (VV) çdo përvjetor viziton varrin e Astritit, secilën herë me kollare më të mira e çdo herë më i relaksuar, sepse çdo herë më larg të vërtetës. Nga gjithsej tetë vite nga vdekja e Astritit, pesë prej tyre në pushtet ka qenë Albini (VV) dhe as edhe një hap i vetëm nuk është bërë për zbardhjen e këti rasti, në të kundërtën janë bërë hapa mbrapa siq është humbja e provave në duart e pushtetit. Jam i bindur si edhe vet Albini se nuk ka pasur as urdhër për vrasje dhe as vrasës! Fatkeqësisht organet ligjore nuk e kanë kryer punën e tyre”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
5 nëntori po vjen, po bëhen tetë vite nga vdekja e Astritit.
Astriti ishte një ndër aktivistët më të mirë të Lëvizjes, ai vdiq me 5 nëntor 2016 në burgun e Prizrenit. Te rasti i Astritit rrethanat që quan deri te vdekja e tijë janë më të rëndesishme se vet akti final. Vrasje apo vetvrasje, as njëra dhe as tjetra nuk e rrit as nuk e zvoglon kontributin e jashtzakonshëm të Atritit si aktivist. Përgjejës për vdekjen e Astritit janë dhe do të mbeten që nga urdhërdhënësit për arrestimin e tije deri tek gardianët e papërgjegjshëm.
Albini (VV) duke drejtuar gishtin drejt pushtetit, vendosi që drejtësia të kërkohet në adresë të gabuar. Thënë ndryshe që nga fillimi u hjek dorë nga e vërteta. Albinit (VV) nuk i interesoi e vërteta, rastin e Astritit e vendosi në peshore për të matur se sa mund të përfitojë. Albini (VV) çdo përvjetor viziton varrin e Astritit, secilën herë me kollare më të mira e çdo herë më i relaksuar, sepse çdo herë më larg të vërtetës. Nga gjithsej tetë vite nga vdekja e Astritit, pesë prej tyre në pushtet ka qenë Albini (VV) dhe as edhe një hap i vetëm nuk është bërë për zbardhjen e këti rasti, në të kundërtën janë bërë hapa mbrapa siq është humbja e provave në duart e pushtetit. Jam i bindur si edhe vet Albini se nuk ka pasur as urdhër për vrasje dhe as vrasës! Fatkeqësisht organet ligjore nuk e kanë kryer punën e tyre.
Më trishton edhe fakti që Arsa (vajza e Astritit) po rritet duke ja përsëritur se baban ja mbyten dhe se duhet kërkuar drejtësi. As Arsa nuk e meriton kët padrejtësi.
Sot më shumë se kurr është e nevojshme të kërkohet dy herë drejtësi!
Së pari: DREJTËSI PËR ASTRITIN!
dhe e dyti: DREJTËSI PËR ’’DREJTËSIN’’ PËR ASTRITIN!