Kajtazi: Zotohem se edhe ata që më përgjuan do të dalin para drejtësisë

Kajtazi: Zotohem se edhe ata që më përgjuan do të dalin para drejtësisë

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se nuk do të ndalen deri sa të dalin para drejtësisë edhe ata që “më përgjuan, përndoqën deri në persekutim”.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook pas dënimit me pesë muaj burgim të avokatit Driton Dobruna, Kajtazi tha se fati i Dobrunës do t’i ndjek të gjithë ata që kërcënojnë gazetarët.

“Ky do të jetë fati i të gjithë atyre që kërcënojnë, sulmojnë e pengojnë gazetarët në punën e tyre”, tha Kajtazi, derisa komentoi dënimin me burgim të kërcënuesit të tij, avokatit Dobruna.

“Zotohem se, edhe ata që tash e sa kohë me përgjuan, përndoqen deri në persekutim se do të dalin para drejtësisë”, tha Kajtazi. “Diktatura nuk kalon!”.

Dënohet me burgim avokati që e kërcënoi me vrasje Vehbi Kajtazin

Kjo është pajisja e gjurmimit GPS që u gjet në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi (VIDEO)

Vehbi Kajtazi: GPS i gjetur në veturën time, dyshohet se i përket AKI-së

“Deri në 15 vjet ruan baterinë” – Këto janë specifikat e pajisjes që u gjet në veturën e Vehbi Kajtazit

 

Shpërndaje në: