“Buxheti 2025”, Tahiri: Do ta kundërshtojmë fuqishëm
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë pas mbledhjes së kryesisë se buxheti i vitit të ardhshëm e konfirmon mbytjen e zhvillimit ekonomik.
Tahiri ka thënë se edhe AAK-ja do ta kundërshtojë buxhetin.
“Buxheti i kësaj qeverie është buxheti i cili e konfirmon mbytjen e zhvillimit ekonomik. Është buxhet i cili ja ka varros shpresën 80 mijë njerëzve që punojnë në shtet, është buxhet që nga ne do të kundërshtohet fuqishme dhe është buxhet që duhet të rishikohet në mars të vitit te ardhshëm. Nuk ka mundësi ky ligj as të përmirësohet më. Për tu përmirësuar duhet së paku të ndodhen nga 50 amandamentime që do të rregullonin prej pagave e deri te çështjet më minore. Ne nuk e votojmë këtë buxhet”, ka deklaruar Tahiri.
Gashi: Nuk e votojmë buxhetin, Qeveria ka bërë shkelje ligjore