Një vajzë 14-vjeçare dyshohet se u drogua dhe u dhunua nga pesë persona në Prishtinë, policia nis hetimet

Një vajzë 14-vjeçare dyshohet se u drogua dhe u dhunua nga pesë persona në Prishtinë, policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e 3 nëntorit në një objekt në ndërtim e sipër në rrugën “Tirana” në Prishtinë. Dyshohet se një vajzë 14-vjeçare është droguar dhe dhunuar nga pesë persona dhe për rastin tashmë kanë nisur hetimet.

Në raportin e policisë thuhet se ngjarja po hetohet intensivisht.

Po ashtu, theksohet se 14-vjeçarja është dërguar për ekzaminim mjekësor, me vendim të prokurorit.

“Prishtinë / 03.11.2024 – 01:00. Lidhur me rastin e lartcekur Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë kompetente është duke bërë hetime intensive. Me vendim të prokurorit viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor.”

Në të njëjtën natë, ka ndodhur një dhunim edhe në Pejë.

Një person është arrestuar nën dyshimin për dhunimin e një gruaje.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima për ekzaminim mjekësor.

Arrestohet një burrë në Pejë, dyshohet se dhunoi një femër

Shpërndaje në: