Nuk përfilli vendimin e Gjykatës, arrestohet një person në Prishtinë
Policia ka arrestuar një person në Prishtinë për mospërfillje të Gjykatës.
Siç njoftohet, i dyshuari mashkull e ka kryer veprën ndaj viktimës grua.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.