Spahiu: Me kafshë u ndërtua brenda 1 viti hekurudha Ferizaj- Mitrovicë, këta për 20 vjet s’po mund ta zgjerojnë një rrugë

Spahiu: Me kafshë u ndërtua brenda 1 viti hekurudha Ferizaj- Mitrovicë, këta për 20 vjet s’po mund ta zgjerojnë një rrugë

Analisti Nexhmedin Spahiu ka bërë një krahasim interesant në lidhje me ndërtimin e hekurudhës për linjën Selanik – Mitrovicë e më pas në Ferizaj gjatë viteve 1871-1874.

Siç thotë Spahiu, ndërtimi i hekurudhës Ferizaj-Mitrovicë u bë brenda një viti duke përdorur fuqinë e kafshëve dhe të punëtorëve, derisa e lidh me vonesën 20 vjeçare për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë.

Spahiu hedh kritika të ashpra pasi thotë se në kohën e teknologjisë po zgjasin punimet për 20 vjet.

Postimi i plotë:

Hekurudha Selanik Mitrovicë u nis në Selanik më 1871, arriti në Ferizaj më 1873, ndërsa në Mitrovicë më 1874.  Kjo dmth që në kohën kur nuk kishte as bulldozherë as eskavatorë, dhe punët kryheshin me fuqinë e kafshëve dhe punëtorëve,  hekurudha nga Ferizaj e deri në Mitrovicë u përfundua brenda 1 viti. Ndërsa në shekullin XXI me teknologji moderne zgjerimi I rrugës Prishtinë  – Mitrovicë po zgjatë 20 vite dhe një Zot e di kur përfundon. Renovimi i të njëjtës hekurudhë që ka ndërtuar Sulltan AbdylAzizi për 1 vit, po zgjatë qe 20 vite dhe nuk dihet kur përfundon. Këtu shihet serioziteti I një shteti.

Shpërndaje në: