Kosova dhe Luksemburgu nënshkruajnë sot memorandum mirëkuptimi
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpret sot në takim zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel.
Sipas njoftimit për media, takimi i tyre do të filloj nga ora 13:55.
Pas përfundimit të takimit, Bislimi dhe Bettel do të mbajnë një konferencë për media në kuadër të së cilës do të nënshkruhet edhe një memorandum mirëkuptimi mes palëve.
Nënshkrimi i memorandumit do të bëhet me fillim nga ora 15:00 në ndërtesën e Qeverisë.