Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ndryshe ZPS-ja javën e kaluar njoftoi se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dymbëdhjetë dëshmitarëve. Gjithashtu, ZPS-ja do t’i paraqesë deklaratat e tetë dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë.

Në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, gjashtë dëshmitarë dhanë dëshmi së fundi. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja, Fatmir Sopi ishte anëtar i UÇK-së i përfshirë në organizimin e strukturave të UÇK-së në rajonin e Gollakut brenda zonës operative të Llapit dhe pati rol kyç në krijimin e Brigadës 153. Ai dha dëshmi kryesisht pa masa mbrojtëse në lidhje me krijimin, strukturën, stërvitjen dhe operacionet e Brigadës 153.

Pas dëshmisë së Sopit, tre dëshmitarë dhanë dëshmi me masa mbrojtëse dhe kryesisht në seancë private. Disa prej tyre dhanë dëshmi nëpërmjet videolidhjes. Dëshmi dha Haxhi Mazreku. Ai ishte dëshmitari i 102-të që ka dëshmuar në gjyq.

Pastij, Nuredin Ibishi rifilloi me dhënien e dëshmisë së tij që filloi një javë më parë duke iu përgjigjur pyetjeve nga Mbrojtja.

Ndryshe në rastin gjyqësor “Hashim Thaçi dhe të tjerët”, gjykimi filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023.

Shpërndaje në: