Bedri Hamza nga Italia: Do të krijoj mundësi të qëndrueshme për investimet e diasporës në Kosovë

Bedri Hamza nga Italia: Do të krijoj mundësi të qëndrueshme për investimet e diasporës në Kosovë

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka takuar sot bashkatdhetarët në Itali, ku ka vlerësuar kontributin që diaspora ka dhënë e jep për Kosovën.

Hamza ka premtuar se do të krijoj mundësi të qëndrueshme për investimet e diasporës në Kosovë, dhe shton se bizneset që i investojnë mbi 500 mijë euro apo që i punësojnë mbi 50 punëtorë do të lirohen nga tatimi në fitim në periudha të caktuara kohore.

Postimi i tij:

Pas konventës, erdha në Itali t’i takoj bashkatdhetarët tanë. Kontributi që diaspora jonë jep për Kosovën është jashtëzakonisht i madh. Unë do të krijoj mundësi të qëndrueshme për investimet e diasporës në Kosovë, duke ofruar mbështetje të veçantë përmes granteve investive.

Bizneset që i investojnë mbi 500 mijë euro apo që i punësojnë mbi 50 punëtorë do të lirohen nga tatimi në fitim në periudha të caktuara kohore. Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në këto katër vjetët e fundit. Kosova mundet ma mirë!

Shpërndaje në: