Nesër nisin dëgjimet e kandidatëve për Komisionerë në Parlamentin Evropian, pasuesja e Borell del para PE më 12 nëntor
Dëgjimet e kandidatëve për komisionerë do të fillojnë nesër në Parlamentin Evropian për të vlerësuar nëse janë të kualifikuar për të qenë anëtarë të Komisionit të ri Evropian dhe të 26 kandidatët do të dëgjohen para komisioneve të Parlamentit Evropioan deri më 12 nëntor, raporton RTV.
Seanca dëgjimore e kandidates për Komisionere për Zgjerim Marta Kos nga Sllovenia do të mbahet më 7 nëntor para Komisionit për Punë të Jashtme të PE, ndërsa më 12 nëntor do të jetë Kaja Kallas, e cila u emërua Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, e cila do të dëgjohet para të njëjtit komision.
Seanca dëgjimore e secilit kandidat do të zgjasë tre orë dhe fillimisht ata do të kenë fjalime hyrëse prej 15 minutash, pas së cilës deputetët do t’i bëjnë pyetje, njofton Parlamenti Evropian.
Çdo seancë dëgjimore do të pasohet nga një takim ku kryetarët e komisioneve dhe përfaqësuesit e grupeve (koordinatorët) do të vlerësojnë punën e kandidatëve që sapo kanë dëgjuar.
Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, Konferenca e Kryetarëve të Komiteteve do të vlerësojë rezultatin e të gjitha seancave dëgjimore dhe do t’ia përcjellë rekomandimin e saj Konferencës së Kryetarëve./Express/