Anëtari i PDK’së për përvjetorin e vdekjes së Deharit: Në vend që VV të punojë në zbardhjen e rastit, paska organizuar turne shahu e ping-pongu

Anëtari i PDK’së për përvjetorin e vdekjes së Deharit: Në vend që VV të punojë në zbardhjen e rastit, paska organizuar turne shahu e ping-pongu

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka kritikuar agjendën përkujtimore të Lëvizjes Vetëvendosje për ditën e përvjetorit të vdekjes së aktivistit të tyre, Astrit Deharit.

Gruda me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka shkruar se në vend që partia në pushtet të punojë në zbardhjen e rastit të tij, po organizon “turne shahu dhe ping-pongu”, shkruan Insajderi.

Në përvjetorin e 8-të të vdekjes së Astrit Deharit, Lëvizja Vetëvendosje, në vend që të punojë për zbardhjen e rastit të ti, paska organizuar turne shahu dhe ping-pongu.

Pas katër vitesh në pushtet, jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për të ndriçuar këtë rast, por përkundrazi, kanë zhdukur mostrat e ti dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore është djegur dy here”, ka thënë ndër të tjera ai.

Gruda pretendon se partia në pushtet nuk do ta zbardhë rastin “vetëm që ta përdor politikisht”.

Shpërndaje në: