Nëna e Afrim Zhitisë në 35-vjetorin e rënies: Dhimbje e madhe shumë, po e kam ditë për çka
Nëna e Afrim Zhitisë sot në 35-vjetorin e rënies tha se ndien dhimbje të madhe, por tha se e ka ditë se për çka ka ra Afrimi.
“E kujtoj kohën e vështirë boll, por edhe të lavdishme. Jemi krenarë me punën e tyre, ishalla e vazhdojnë tjerët e i çojnë punët e tyne në vend. Dhimbje e madhe shumë, po e kam ditë për çka”, tha ajo për EO.
Në 35-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit Afrim Zhitia e Fahri Fazliu homazhe kanë bërë sot edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.
“Saktësisht para 35 vjetëve mbi gjashtë orë kanë zgjatur luftimet në lagjen “Bregu i Diellit”, tek hyrja e 3-të e bllokut të 3-të, ku luftuan Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, derisa ranë heroikisht për çlirimin e Kosovës dhe për dëbimin e forcave okupatore e armike serbe nga atdheu ynë”, tha Kurti ndër të tjera.