Vinicius s’e humbi vetëm “Topin e Artë”, por edhe një shumë të madhe parash

Vinicius s’e humbi vetëm “Topin e Artë”, por edhe një shumë të madhe parash

Vinicius Junior do të ishte të paktën 1 milion euro më i pasur, nëse do të fitonte çmimin “Topi i Artë”.

Nga shumëkush pritej që superylli i Real Madridit të fitojë këtë çmim, pa asnjë dyshim.

Por, kjo nuk doli të jetë ashtu, pasi “Topi i Artë” i shkoi mesfushorit spanjoll të Manchester City, Rodrit.

Sipas “ge.globo”, Vini jo vetëm që e humbi mundësinë të jetë braziliani i parë që e fiton “Topin e Artë” që nga Kaka më 2007, por mbeti edhe pa një shumë goxha të madhe parash.

Ai nuk arriti të përfitojë edhe 1 milion euro, që ishin të përfshira në kontratën e tij si bonus.

Kjo klauzolë thuhet të ishte përfshirë edhe në kontratën e Karim Benzemas, kur ky i fundit e fitoi këtë çmim më 2022.

Shpërndaje në: