LDK pas ndryshimit në shpenzimet të pushtetit: Prokuroria ta hetojë këtë krim institucional

LDK pas ndryshimit në shpenzimet të pushtetit: Prokuroria ta hetojë këtë krim institucional

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për medie, pasi u ndryshua raporti i Auditorit për shpenzimet e pushtetit, shkruan Periskopi.

LDK ftuan Prokurorinë që ta hetojnë rastin duke e cilësuar kështu si ” krim institucional”.

Tutje nga LDK thanë se Qeveria ka shpenzuar mbi 31 milionë euro për naftë e karburante të tjera, që sipas tyre është trefishë më shumë se mesatarja para ardhjes së Qeverisë Kurti në pushtet.

“Një rasti të paprecedent që ka ndodhë një rast i rëndë i ndërhyrjes institucionale, përkatësisht të qeverisë së Kosovësnë institucionet e pavaruara, në këtë rast në raportet e Zyres Kombëtare të Auditimit. E thash që është një rast i paprecedent sepse një rast të tillë nuk e kemi parë asnjëherë në demokracinë moderne të Kosovës dhe për më shumë dhe nuk është një ndërhyrje në numra, por është edhe një falsifikim i drejtëprdrejtë i raportetve zyrtare që kanë qenë publike që nga muaji gusht I këtij viti. Bëhet fjalë pëër raportin zyrtarë të auditimit të finacnave publike këtë punë që duhet ta kryente në mënyrë të pavarur zyra e auditorit dhe si e tillë është dashtë edhe të qendrojë”, tha Berat Rukiqi.

“Në rastin në fjalë kemi të bëjmë më cështjen e shpenzimeve për naftën, një qeveri që shpenzon naftë dhe karburante tjera mbi 31 milionë euro që është trefishë më shumë se mesatarja që ka qenë para ardhjes së kësaj qeverie.

LDK e dënon fuqishëm këtë aktë të falsifikimit dhe ju bën thirrje organeve hetuese përkatësisht Prokuroisë ta hetojë shumë shpejtë këtë krim të rëndë”.

Shpërndaje në: