“Mund ta kem të largët”: Analistja pro-pushtetit e pranon se mund të ketë lidhje familjare me Kurtin
Një debat interesant u zhvillua mbrëmë në Kanal10.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, e sfidoi analisten Fatime Hajdarin nëse ka lidhje familjare me kryeministrin. Pasi ajo e mohoi në fillim, më pas tha se mund ta ketë familjar të largët.
Debati:
Molliqaj: A e ke familjar Kurtin?
Fatime Hajdari: Mund ta kem, mund ta kem diçka familjar të largët, por nuk e kam të afërt sa për ta mbështetur. Mund ta kem diçka të largët, nuk e bën diferencën. Nuk e bën diferencën, nuk e mbështes pse e kam familjar.
Molliqaj: Pse na mashtrove?
Fatime Hajdari: Fmailjar i konsideroj familjen e ngushtë timen. Familjen e gjerë që nuk i takoj, nuk flas, nuk kam raporte të afërta, nuk e konsideroj.