Musliu për rastin e Kajtazit: Autorët e kësaj vepre të rrezikshme t’i sjellim para drejtësisë

Musliu për rastin e Kajtazit: Autorët e kësaj vepre të rrezikshme t’i sjellim para drejtësisë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar kundër vendosjes së pajisjes së GPS-it në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi.

Musliu ka thënë se ky rast ngre shqetësime serioze në lidhje me privatësinë dhe sigurinë personale të individit.

Sipas saj, në këto momente, “pa drejtuar gishtin nga askush deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti, shpresoj që organet kompetente janë duke e trajtuar rastin me urgjencë”.

Postimi i plotë:

Lajmi se gazetarit Vehbi Kajtazi i është vendosur një GPS në makinë, ngre shqetësime serioze në lidhje me privatësinë dhe sigurinë personale të individit, në  këtë  rast të  gazetarit Vehbi Kajtazi.

Liria e mediave është  një  shtyllë  e fortë  demokracisë  dhe çdo sulm ndaj saj është  sulm ndaj lirisë  dhe vlerave bazike të  një  shoqerie të  qytetruar dhe të  moderuar.

Tentativa për përndjekje dhe intimidim të  gazetarëve është  shqetësuese dhe e patlerushme.

Dhe në  këto momente, pa drejtuar gishtin nga askush deri në  zbardhjen e plotë  të

këtij rasti,  shpresoj që  organet kompetente janë  duke e trajtuar rastin me urgjencë .

Rasti duhet të  zbardhet sa më  shpejtë  në  mënyrë  që  mos të  lihet hapësirë  për spekulime dhe për dyshime.

Po ashtu i bëjë  thirrje prokurorisë  së  shtetit që  të  merr masat e nevojshme për t’ju ofruar siguri gazetarëve dhe për të  hetuar cdo rast ku ata ndiehen të  cënuar në  punën dhe liritë  e tyre.

Në  fund shpresoj që  së  shpejti autorët e kësaj vepre  të  shëmtuar dhe të  rrezikshme ti sjellin para drejtëisë.

Shpërndaje në: